Tech
Tentuan të vjedhin automjetin e bllokuar nga policia, arrestohen 2 persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona që tentuan të vidhnin një automjet tip “Benz”. Automjeti ndodhej i parkuar në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia, Në tentativën e vjedhjes është përfshirë dhe roja i këtij vendparikimi, i cili është vënë në pranga së bashku me bashkëpunëtorin e tij.
Automjeti i vjedhur do të transportohej përmes një kamionçine, por dy hajdutët dështuan pasi u pikasën nga uniformat blu.
Automjeti tip “Benz” dhe kamionçina u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
/a.r
#Tentuan #të #vjedhin #automjetin #bllokuar #nga #policia #arrestohen #persona #në #Shkodër