Aktualitet

Detajet/ Vrasja me plumb në kokë e shqiptarit në Greqi, autori i dyshuar shok i viktimës

Mediat greke e kanë cilësuar si një thriller vrasjen e 51-vjeçarit shqiptar Aleksandër Zaka, i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë në banesën e tij në ishullin e Salaminas në Greqi.

Shqiptari u ekzekutua me plumb në pjesën e pasme të kokës, teksa qëndronte i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij.

Autoritetet greke kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe kanë nisur punën për arrestimin e tij.

Dyshohet se viktima dhe autori kanë qenë shokë me njëri-tjetrin, ku ky i fundit ka qëndruar më parë në banesën e viktimës.

Autori është një shtetas shqiptar me precedentë penalë në fushën e vjedhjes dhe trafikut të narkotikëve.

Policia greke po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ndërkohë për sa i përket viktimës ai ka qenë një person pa precedentë penal dhe që jetonte dhe punonte prej vitesh në Greqi.

/f.stafa

#Detajet #Vrasja #plumb #në #kokë #shqiptarit #në #Greqi #autori #dyshuar #shok #viktimës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button