Veprimi i Kanye West dhe partneres së tij habit fansat

Kanye West dhe “gruaja” e tij Bianca Censori janë fotografuar javën e kaluar duke shëtitur nëpër Itali. Ata janë shfaqur në një darkë dhe në një koncert të Travis Scott në Romë, zbathur duke nxitur reagime tek fansat.
Jason Lee, drejtuesi i “Hollywood Unlocked” – i cili kaloi shtatë muaj duke punuar si drejtues i mediave dhe partneriteteve të West derisa u largua në tetor – tha për Page Six se është i sigurt se West dhe Censori po ecin zbathur për të vënë në skenë një marifet PR.
“Unë mendoj se fakti që njerëzit po flasin për këmbët e Kanye tregon se sa shumë fuqi ka ai ende pas kulturës së anulimit,” tha Jason. “Unë mendoj se është një veprim i zgjuar dhe strategjik. Nuk do të habitesha nëse herën tjetër që do të shihnim këpucë në këmbët e tij do të ishte një projekt që ai e kishte projektuar.”
Në monologun e tij “Saturday Night Live” nëntorin e kaluar, Dave Chappelle bëri shaka se nuk kishte dashur kurrë një marrëveshje me një kompani atletesh , “sepse në momentin që unë them diçka që i zemëron ata njerëz, ata do të më heqin atletet. Tani e shihni Kanye duke ecur zbathur nëpër LA… Ky djalë humbi një mliard e gjysmë dollarë në një ditë.”
Tetorin e kaluar, West, humbi marrëveshjen e tij Yeezy prej 1.5 miliardë dollarësh me Adidas, së bashku me partneritetet duke përfshirë Balenciaga dhe Gap, pasi bri komente antisemitike./
#Veprimi #Kanye #West #dhe #partneres #së #tij #habit #fansat
Lapsi