Aktualitet

Emrat/ E rëndë në Bulqizë, tre minatorë pësojnë aksident

Në minierën e Bulqizës ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e tre minatorëve.

Në nivelin e 17-të të minierës dyshohet se ka ndodhur një shpërthim gazi, i cili ka plagosur minatorët Rrahim Karajn, Asllan Çakallin dhe Trifon Snallën.

Nga aksidenti ata kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë dhe janë dërguar me urgjencë në Tiranë.


Deri tani në lidhje me rastin nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë vendore Dibër, dhe as nga drejtuesit e kompanisë ku ka ndodhur incidenti.

#Emrat #rëndë #në #Bulqizë #tre #minatorë #pësojnë #aksident

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button