Aktualitet

Binjakët prematurë fitojnë betejën me jetën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Dy bebe të ardhura në jetë para kohe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” e kanë fituar betejën me jetën.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vlerësoi punën e stafit mjekësor të reanimacionit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

“Dr. Orjeta Qirici dhe stafi i shërbimit të terapisë intensive në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë bërë një punë fantastike që binjakët Siar dhe Siara të lindur prematurë, të kapërcejë rrezikun për jetën dhe janë gati të kthehen shëndosh e mirë pranë familjes”, tha Manastirliu.

Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, po bëhet një punë fantastike me fëmijët e lindur para kohe.

/a.r

#Binjakët #prematurë #fitojnë #betejën #jetën #në #maternitetin #Mbretëresha #Geraldinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button