Aktualitet

As ‘arresti shtëpiak’ nuk e ndal, 55-vjeçari gjendet në makinën e aksidentuar në ‘Gjirokastër-Kakavije’

Gjykata e kishte urdhëruar të qëndronte në shtëpi, policia e gjen në makinën e aksidentuar në ‘Gjirokastër-Kakavije’

Një aksident i dytë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Si rrjedhojë janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve i dënuar me “arrest shtëpie”. Alfred Hunda, nga Libohova, disa ditë më parë u dënua me masën “arrest shtëpiak” për veprën penale të trafikut dhe mbjelljes së lëndëve narkotike.

E megjithatë rreth orës 20:26 automjeti i tij u përplas me atë të shtetasit T. H., 35 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë, shtetasi V. Z. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit Hunda, dhe L. H., 20 vjeçe, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës. Ky aksident është i katërti që ndodh në harkun e 12 orëve të fundit në rrugën nacionale Tepelenë-Kakavijë.


#arresti #shtëpiak #nuk #ndal #55vjeçari #gjendet #në #makinën #aksidentuar #në #GjirokastërKakavije

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button