Aktualitet
Emrat/ Mbushnin me drogë lokalet në plazhet e jugut, në pranga dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë në kuadër të dy operacioneve të koduara “Dhërmiu” dhe “Potami” është bërë i mundur ndalimi i personave, Ardja Duka dhe Zija Haka, njëri nga të cilët ishte me precedent të theksuar kriminal, në disa fusha.
Të dy këta persona akuzohen se shisnin lëndë narkotike pushuesve në baret e lokalet e disa plazheve në jug të vendit.
#Emrat #Mbushnin #drogë #lokalet #në #plazhet #jugut #në #pranga #persona
Lapsi