Rrëzohet kërkesa për rritje/ Vendimi i ERE: Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë

“Në përfundim të afateve, në kushtet kur asnjë nga palët nuk ka përcjellë në ERE sa lënë detyrë vlerësojmë se kërkesa e FSHU nuk ka plotësuar kriteret mbi të cilat ERE do të mund të vlerësojë dhe analizojë kostot e aktivitetit ushtrimor të shoqërisë, nivelin e synuar të të ardhurave të kërkuara e më tej të vijojë me fillimin e procedurës dhe zhvillimin e procesit të përcaktimit të çmimeve të shitjes së energjisë elektrike për konsumatorët të cilët shërbehen nga FSH”, thotë Enti Rregullator i Energjisë, sipas A2.
Teksa e argumenton rrëzimin e kërkesës me mosdorëzimin në kohë të dokumentacionit të nevojshëm, ERE e le të hapur mundësinë për rishikimin e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës për në vijim.
“Kërkesa për rishikimin e çmimit për kategorinë furra buke ose prodhim mielli do të çonte në rishikimin e çmimit për të gjithë kategoritë e konsumatorëve. Furnizuesi i Shërbimit Universal duhet të paraqesë informacion të detajuar mbi alokimin e kostove dhe kapaciteteve reale për 12 muajt e fundit, për secilën kategori klientësh, në mënyrë që të kryhet një vlerësim i drejtë dhe i mbështetur në të dhëna konkrete dhe reale” argumenton ERE.
#Rrëzohet #kërkesa #për #rritje #Vendimi #ERE #Çmimi #energjisë #elektrike #për #furrat #bukës #nuk #të #ndryshojë