Aktualitet

Prindërit kujtonin se ishte shpërngulur, gruaja gjendet e vdekur pas 10 vitesh në një mur betoni

Policia australiane ka identifikuar trupin e një gruaje, eshtrat e së cilës u gjetën brenda një muri betoni vitin e kaluar, ndërsa vlerëson se vrasja ka ndodhur më shumë se një dekadë më parë.

“Lee Glover, e lindur në vitin 1971, kishte dëmtime të shikimit dhe dëgjimit dhe ishte rreth 38 vjeç në kohën e vdekjes së saj”, tha policia e Queensland në një deklaratë të enjten.

Sipas mediave të huaja, duket se Glover ishte një “grua thellësisht e izoluar” për të cilën ekzistojnë pak prova pasi ajo as nuk u raportua e zhdukur.

Vdekja e saj u bë publike dhjetorin e kaluar, kur pastruesit gjetën mbetjet e saj pas një muri betoni në bodrumin e një kompleksi apartamentesh në Alderley në periferi të Brisbane.

U deshën tetë muaj që autoritetet të konfirmonin identitetin e Glover duke përdorur ADN-në dhe bazat e të dhënave, u tha gazetarëve inspektori Andrew Massingham, duke shtuar se vdekja e saj po trajtohet si një vrasje dhe është nën hetim.

“Informacionet thonë se ajo ishte shumë e tërhequr, kishte një mënyrë jetese shumë të qetë dhe të rezervuar dhe nuk ishte aktive në mediat sociale”, tha Massingham.

Policia kontaktoi prindërit e saj dhe ata thanë se kishin humbur kontaktin me të pak para zhdukjes së saj dhe besonin se ajo ishte zhvendosur diku tjetër në vend.

/a.r

#Prindërit #kujtonin #ishte #shpërngulur #gruaja #gjendet #vdekur #pas #vitesh #në #një #mur #betoni

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button