Aktualitet

Andrea Kalemi në gjendje të rëndë/ Policia kontrolle nga deti dhe toka për autorin e maskuar

Teksa 51-vjeçari shqiptar Andrea Kalemi, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi iu bë atentat me armë zjarri, policia greke vijon operacionin nga deti dhe toka për kapjen e autorit.

Po kontrollohen të gjitha mjetet lundruese që dalin nga ishulli Paxos me drejtim Prevezen, Igumenicën dhe Korfuzin. Autori i maskuar mësohet se ka qëlluar 10 herë mbi Kalemin, ndërsa ka dyshime se shqiptari kishte mbërritur direkt nga Italia për të kryer krimin.

Ndërkohë, Kalemi, kushëri i Aleksandër Sadikajt, është transportuar i plagosur me skaf nga Paxos në limanin Arila, Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës.


#Andrea #Kalemi #në #gjendje #të #rëndë #Policia #kontrolle #nga #deti #dhe #toka #për #autorin #maskuar

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button