Protesta zhvendoset para bashkisë, aktivistët i kujtojnë Veliajt vdekjen e Ardit Gjoklajt

Qytetarët dhe aktivistët e Lëvizjes Bashkë e kanë zhvendosur protestën e tyre përpara Bashkisë Tiranë, ku thirrën edhe emrin e Ardit Gjokljat, djalit që humbi jetën në landfillin e Sharrës e që moralisht i është faturuar si vdekje kryebashkiakut Erion Veliaj. Më herët protestuesit kanë qenë në parkun ku do të ngrihet kulla 60 kate. Ata bënë thirrje për rezistencë dhe masivizim të protestës për të ndalur projektin që i rrëmben Tiranës një tjetër hapësirë të gjelbër. Kulla 60 kate “Mount Tirana” është dhënë me leje të miratuar në muajin mars. Dyshimet janë se prapa saj qëndrojnë biznesmenë të lidhur me grupimin e Foltores në Partinë Demokratike. ©
#Protesta #zhvendoset #para #bashkisë #aktivistët #kujtojnë #Veliajt #vdekjen #Ardit #Gjoklajt
Lapsi