Aktualitet

VIDEO / Për herë të parë në Ballkan! Spikerja e Inteligjencës Artificiale jep lajmet në Malin e Zi

Lexuesit e portalit Dan në Podgoricë, që prej fundit të korrikut, dëgjojnë lajme në formë emisioni informativ nga një prezantuese virtuale e quajtur Ana AI. Kjo është hera e parë në rajon, që lajmet jepen nga një spiker virtuale.

Redaktori i portalit Dan, Mili Preleviç, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas Ana AI e lexon atë.

Projekti, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, u krye duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese (AI), një teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna sintetike.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari ngre pyetje të shumta, kryesisht në fushën e përdorimit etik.

Mihailo Backović, një ekspert në inteligjencën artificiale, thotë se AI është një mjet i dobishëm për produktivitet, por i rrezikshëm nëse gjendet në duart e dikujt që synon të prodhojë propagandë në sasi të mëdha.

Sipas tij, është e nevojshme që një person të verifikojë gjithmonë përmbajtjen dhe të ketë fjalën e fundit kur e publikon.

Mili Prelević, redaktor i portalit Dan, i cili ishte i pari në Mal të Zi që përdori këtë teknologji, përparësitë e këtij modeli të punës i sheh në përsosmërinë e prezantimit të Anës.

“Ana AI nuk është e pasigurt, nuk humbim kohë për grim, nuk kemi nevojë për kameraman. Ne zgjedhim nëse do të jetë bionde apo e zezë, çfarë do të veshë. Çfarë i jap unë spikerja virtuale e di që do të lexohet në mënyrë perfekte”, thotë Preleviq për RSE.

/a.r

#VIDEO #Për #herë #të #parë #në #Ballkan #Spikerja #Inteligjencës #Artificiale #jep #lajmet #në #Malin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button