Aktualitet
Aksident në Përmet, kamioni del nga rruga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet. Policia thotë se i plagosur ka mbetur shoferi i një kamioni, i cili doli nga rruga. Më poshtë njoftimi paraprak për ngjarjen.
Përmet/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, shtetasi E. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge. Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
#Aksident #në #Përmet #kamioni #del #nga #rruga
Lapsi