Aktualitet
I shpallur në kërkim për pengmarrje, arrestohet në Kosovë 29-vjeçari nga Shkodra

Është vënë në pranga 29-vjeçari Aldo Majnishta, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit.
29-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.
Gjithashtu ai është dënuar dhe për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e tij, drejt Shqipërisë.
#shpallur #në #kërkim #për #pengmarrje #arrestohet #në #Kosovë #29vjeçari #nga #Shkodra
Lapsi