Aktualitet

FOTO / Tre kilometra radhë në anën malazeze të pikës kufitare të Hanit të Hotit

Kjo është situata në pikën kufitare të Hanit të Hotit këtë të shtunë, në anën e Malit të Zi. Pamjet i shpërndan Ministria e Brendshme, sipas së cilës, radha e automjeteve që presin të kalojnë në vendin tonë është rreth 3 kilometra.

Në reagimin e saj, Ministria e Brendshme thotë se Ministri Balla ka kërkuar nga pala malazeze kalimin me regjim të lehtësuar.

“Radhë prej 3 kilometra në anën malazeze të pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka kërkuar palës malazeze kalimin me regjim të lehtësuar”, thotë Ministria e Brendshme.

/a.r

#FOTO #Tre #kilometra #radhë #në #anën #malazeze #të #pikës #kufitare #të #Hanit #të #Hotit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button