Aktualitet
6 orë kërkime në Llogara, polici shpëton turistin belg (VIDEO)

Pas 6 orësh kërkimi, punonjësi i Policisë së Shtetit, Ardian Koci, ka arritur të gjejë më në fund turistin belg, Peter Verreydt, i cili humbi teksa nisi aventurën e tij nga Qafa e Llogarasë, Maja e Çikës e më pas në Iljas. Sic shihet edhe nga video që publikon , punonjësi i policisë njësoj si vetë belgu i humbur janë të rraskapitur nga ecja për orë të tëra në një terren të vështirë. Në shumë raste punonjësit të policisë i është dashur edhe ta marr në krahë turistin. Fatmirësisht kjo aventurë e keqe për të dy përfundoi pa pasoja. Shihni pamjet më poshtë.
#orë #kërkime #në #Llogara #polici #shpëton #turistin #belg #VIDEO
Lapsi