Vdekja e punëtorit në Durrës, arrestohet shoferi i kamionit

Një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën një 52-vjeçari, është arrestuar shoferi i një kamioni në Durrës. 52-vjeçar ndërroi jetë pas nga kamioni ku po punonte, rrëshqitën disa pllaka dhe i ranë mbi trup duke e lënë të vdekur.
Policia bën me dije se sot është arrestuar në flagrancë shtetasin Musa Kabashi, 62 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës (shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat), për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë shkak edhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, nga 62-vjeçari, i cili pas rrëshqitjes së pllakave mbi shtetasin A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar Policinë. Vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht përgjegjësinë penale të Musa Kabashit.
#Vdekja #punëtorit #në #Durrës #arrestohet #shoferi #kamionit
Lapsi