Aktualitet
Elbasan/ Mjeti përplas drejtuesin e biçikletës

Rreth 06:45 të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur ”Ura e zezë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ç., 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. Ç., 56 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
#Elbasan #Mjeti #përplas #drejtuesin #biçikletës
Lapsi