Tech

S’ka surpriza, Lulzim Basha rikthehet në krye të PD: Fiton me mbi 16 mijë vota

Nuk ka surpriza. Lulzim Basha pritet të mbërrijë në selinë e PD-së mbrëmjen e sotme për të shpallur dhe fitoren.

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD-së në të gjithë vendin.

Në garë janë ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

Basha ka arritur të grumbullojë sasinë më të madhe të votave, duke u shpallur kështu kryetari i ri i PD-së.

“25460 votues në lista. Rezulton se kanë marrë pjesë në votime 18052 anëtarë të PD-së, pra rreth 71 %. Nga 18052 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, në kutitë e votimit janë gjetur 18052 fletë votimit, të pavlefshme janë gjetur 199. 17853 janë vota të vlefshme, nga të cilat Basha ka marrë 16196 vota dhe Hani 1657 vota. Në bazë të këtyre të dhënave, Komisioni elektoral i PD-së deklaron fitues të zgjedhjeve Lulzim Bashën”, u shpreh Gjana.

Nga 25 mijë anëtarë të thirrur të votonin deri në orën 17:00 nga kreu i Komisionit të Zgjedhjeve të kësaj partie, Jemin Gjana u deklarua se kishin votuar 13 700 anëtarë.

Vetëm 8 nga 52 që ka fituar në total PD në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021 pranuan të ishin pjesë e këtij procesi zgjedhor. Rezultatet pritet të dalin në orën 21:00 dhe dihet kush do të hapë ‘shampanjën e fitores’. E pranoi dhe vetë Jemin Gjana.

Ne rezultatet e mberritura deri me tani nga Delvina ne Bulqize, ka nje rezultat shume te thelle ne favor te Lulzim bashes, i cili afrohet tek shifra e 90 perqind te mbeshtetjes se anetaresise qe kane marre pjese ne votimin e se dieles per zgjedhjen e kreut te PD

Basha ‘fiton’ thellë edhe në Fier, merr 441 vota, Gjergj Hani vetëm 17 vota

Partia Demokratike ka organizuar sot zgjedhjet për kryetar. Në qytetin e Fierit sipas të dhënave kanë votuar 461 anëtarë të PD-së. Ndër to Lulzim Basha ka fituar 441 vota, 17 Gjergji Hani dhe 3 vota janë të pavlefshme.

 Mbyllet procesi i numërimit të votave në Sarandë, kryeson ish-kryedemokrati

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD-së në Sarandë.

Në garë janë ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

Nga 270 votues ne lista, morën pjesë në votime 212 prej tyre.

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha mori 190 vota, ndërsa Gjergj Hani mori 18 vota.

Ndërkohë që 4 vota ishin të pavleshme. Procesi i nuërimit të votave po vijon edhe në zonat e tjera zgjedhore në mbarë vendin./m.j

#Ska #surpriza #Lulzim #Basha #rikthehet #në #krye #të #Fiton #mbi #mijë #vota

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button