Aktualitet

“Tregtarët e natës”/ Sekuestrohen 500 gramë kokainë në Korçë, arrestohen dy persona

Policia e Korçës ka arritur të vërë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për shpërndarje droge. Në kuadër të operacionit të koduar “Night sales 5” është sekuestruar edhe 500 gramë kokainë.

Mësohet se personat e vënë në pranga janë shtetasit Ilirjan Bardhushi dhe Lajdon Lamllari. “Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve I. B. dhe L. L., gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë doza, 2 peshore elektronike, mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 1 bajonetë metalike, 1 thikë, 1 automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 shtetasit e tjerë, por nuk ka kallëzuar në organet e rendit”, njofton policia.

/f.stafa

#Tregtarët #natës #Sekuestrohen #gramë #kokainë #në #Korçë #arrestohen #persona

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button