Aktualitet
Prishtinë/ Gjendet në makinë pa jetë një 28-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Një person 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një makinë në Prishtinë, në rrugën “Sokol Sopi”. Sipas mediave të Kosovës, thuhet se dyshohet për vetëvrasje.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç.
Dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin ka nisur një hetim mbi vdekjen”, njofton policia.
#Prishtinë #Gjendet #në #makinë #jetë #një #28vjeçar #dyshohet #për #vetëvrasje
Lapsi