Aktualitet
Konstituohet Këshilli i Qarkut Elbasan, Ermira Urupit merr detyrën e re

Pas konstituimit të të gjithë këshillave bashkiakë, u zhvillua dje mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut Elbasan. Pas verifikimit të mandateve, këshilltarët votuan për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Qarkut.
Në mënyrë unanime, këshilltarët i dhanë mbështetjen si kryetare e Qarkut, znj. Emira Urupi. “Konstituimi i Këshillit të Qarkut! Suksese Ermira Urupit në detyrën e re si drejtuese e Këshillit të Qarkut.
Jam i bindur që Ermira do e përmbushë me sukses detyrën e saj duke çuar përpara punën e bërë nga Bukuroshi përgjatë dy mandateve”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.
#Konstituohet #Këshilli #Qarkut #Elbasan #Ermira #Urupit #merr #detyrën