Mbajtën peng pushues nga Kosova, arrestohen dy persona në Durrës

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen se kanë marrë peng katër pushues nga Kosova. Policia e Durrësit informoi se se në pranga ka rënë pronari i banesës i identifikuar si Dritan Kuçaj, 48 vjeç dhe Nexhmi Xhili, 49 vjeç të dy banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit Dritan Kuçaj me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
#Mbajtën #peng #pushues #nga #Kosova #arrestohen #persona #në #Durrës
Lapsi