Aktualitet

VIDEO/ Lionel Messi shkëlqen në SHBA, realizon dy gola dhe një asist

Inter Miami fitoi 4-0 kundër Atlanta United, me sfidën që vlente për Kupën e Ligës në SHBA. Me stadiumin të mbushur, Tata Martino nuk zhgënjeu dhe hodhi në fushë nga minuta e parë Lionel Messin.

Kampioni i botës tregoi cilësitë e padiskutueshme në këtë duel, teksa shënoi dy gola dhe dhuroi një asist. Gjithçka u zhbllokua pas vetëm tetë minutave lojë, me Messin që gjeti golin e parë. Në të 22 minutë, pas një asisti të Taylor, sërish Messi do gjente rrjetën po me këmbën e djathtë.

Në fundin e pjesës së parë Taylor mbylli llogaritë për 3-0, teksa sërish i njëjtë në fraksionin e dytë shënoi për 4-0, pas asistit të Messit. Veç “Pleshtit” që çoi peshë tifozët, lojë të mirë zhvilloi edhe Busquets, duke marrë në dorë regjinë e mesit të fushës.

Në vetëm dy ndeshje të luajtura, Messi ka bërë për vete tifozët në SHBA, duke shënuar tre gola dhe dhuruar një asist.

 

#VIDEO #Lionel #Messi #shkëlqen #në #SHBA #realizon #gola #dhe #një #asist

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button