Hapet fshati i atletëve të Universiadës në Chengdu
U hap zyrtarisht të shtunën fshati i atletëve për Lojërat e 31-ta Botërore Universitare Verore në qytetin Chengdu.
Fshati i Universiadës gjendet në kampusin e Universitetit Chengdu dhe ndjek konceptin e “gjelbërimit, mençurisë, vitalitetit dhe të ngjashmes”. Fshati i atletëve universitarë ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 660 mijë metra katrorë dhe mund të strehojë rreth 11 mijë persona. Në këtë fshat ka 10 blloqe apartamentesh, 2 restorante për sportistët si dhe mjedise mbështetëse shërbimi, duke përfshirë qendrën e delegacionit, atë mjekësore, qendrën mbështetëse administrative, të fitnesit, sallën e stërvitjes së basketbollit dhe pishinën, shkruan CMG. Gjatë lojërave, rreth 8 mijë persona nga më shumë se 100 delegacione do të vendosen në fshatin e Universiadës.
Pas ceremonisë së hapjes së fshatit të Universiadës, u mbajt një ceremoni mirëserdhjeje për ekipin e Kinës, që shënoi edhe delegacionin e parë që vendoset në këtë fshat.
#Hapet #fshati #atletëve #të #Universiadës #në #Chengdu