Aktualitet

Luftë e hapur mes PSG dhe Mbappe, futbollisti: Qëndroj në stol dhe largohem lojtar i lirë

Kylian Mbappe dhe PSG kanë hyrë në një konflikt të hapur tashmë, me të dyja palët që kërcënojnë dhe për momentin asnjë nuk duket i fituari. Klubi francez mori vendimin drastik për sulmuesin, që e përjashtoi nga turi aziatik, pasi futbollisti nuk ushtroi klauzolën e rinovimit edhe për një vit tjetër, deri në vitin 2025, me Mbappe që del i lirë vitin e ardhshëm në verë.

PSG është e gatshme të dëgjojnë çdo ofertë, por Mbappe ka deklaruar se do të qëndrojë deri në fund të mbarimit të kontratës, madje është i gatshëm që të qëndrojë në stol gjithë sezonin, vetëm në mënyrë që të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Kjo do të ishte një humbje shumë e madhe për futbollistin në aspektin individual, ndërkohë që Franca do të humbte kapitenin për Euro 2024, ose jo në formën më të mirë. Dhe që tani në Francë ka një opinion kundër klubit të PSG-së, duke i dhënë të drejtë futbollistit.

Nga ana tjetër, kampionët e Francës janë të hapur të dëgjojnë oferta për Mbappe, por çmimi është i kripur, 200 milionë euro. Vetëm në Arabinë Saudite janë të gatshëm të paguajnë, por Mbappe nuk dëshiron të lëvizë nga Evropa.

Ndërsa Real Madrid nuk ndihet, ndoshta me strategjinë për të ulur çmimin ose për të pritur vitin e ardhshëm me parametra zero. Ndërkohë, së fundmi në garë ka hyrë Chelsea, por pa një ofertë konkrete.

 

#Luftë #hapur #mes #PSG #dhe #Mbappe #futbollisti #Qëndroj #në #stol #dhe #largohem #lojtar #lirë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button