Shëndeti

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rrugën e re, që lidh fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe: “Zhvillim aty ku shkon infrastruktura”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, inspektuan punimet në segmentin rrugor që lidh fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe. Veliaj tha se  këto investime sjellin një pafundësi të mirash për banorët e zonës.

“Kjo është një nga rrugët ku ka pasur më shumë nevojë për ndërhyrje. Kur ti thua Farkë, Dajt apo Kashar, mendon rrethin e parë të Tiranës rurale, që sigurisht ka përfituar edhe nga urbanizmi, edhe nga të mirat materiale të Tiranës urbane, e cila ka kaluar përtej vijës së vjetër të verdhë, për të sjellë pasuri dhe për të rritur vlerën e pronës. Tani jemi te brezi i dytë dhe kur themi Petrelë, Ndroq, Pezë, Vaqarr, jemi në brezin e dytë të këtij zhvillimi. Sigurisht, rruga sjell një pafundësi të mirash, rritet vlera e pronës në të dyja krahët, një pjesë është bërë me zona rezidenciale, pjesa tjetër ka një zhvillim të jashtëzakonshëm falë mbështetjes së qeverisë. Në një Tiranë që sa vjen e zhvillohet, sapo u bë Unaza e Madhe nga pjesa e Farkës, deri te ‘helikopterët’, bashkia edhe qeveria krijuan një treg shumice agro-ushqimor dhe automatikisht, jo vetëm zona mori vlerë, por praktikisht kanë filluar kërkesat për të zhvilluar përkrah, ku shkon infrastruktura”, tha Veliaj.

#Veliaj #dhe #Krifca #inspektojnë #rrugën #që #lidh #fshatrat #Daias #dhe #Gurrë #Madhe #Zhvillim #aty #shkon #infrastruktura

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button