Aktualitet

Tragjiedia në Tiranë/ Të rinjtë e aksidentit s’njihnin rrugën. Një prej tyre martohej në shtator

Ngjarja ndodhi në Fortuzaj në Tiranë. Nga aksidenti ndërruan jetë Denis Çali dhe Brusild Gjyla. Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë me mjetin e tyre ‘Range Rover’.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se një prej viktimave, Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, pasi ishte emigrant në Itali. Drama shtohet edhe më shumë, ndërsa një prej tyre, Gjyla, në shtator kishte caktuar që të bënte dasmën e tij. Policia po heton rreth ngjarjes së rëndë.

 

Aksidenti Ne Tirane

 

Tragjiedia në Tiranë/ Të rinjtë e aksidentit s’njihnin rrugën. Një prej tyre martohej në shtator

 

 

 

 

 

#Tragjiedia #në #Tiranë #Të #rinjtë #aksidentit #snjihnin #rrugën #Një #prej #tyre #martohej #në #shtator

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button