Sport

Ylber Ramadani në Serie A për 1 milionë euro?!

Sipas tij, klubi nga Puglia është i gatshëm të ofrojë 1 milionë euro për të bërë të vetin mesfshorin e Aberdeen në Skoci. Ramadani ka kontratë me ekipin deri në verën e 2025 dhe skocezët nuk ulen nga pretendimet e tyre.

Pas javës negociatash, duket se Lecce ka rënë dakord për shumën. Pritet që Ramadani të bashkohet me një tjetër lojtar të Kombëtares, teksa edhe Kastriot Dermaku është pjesë e Lecces.

I dalë nga moshat e Ferizaj, Ramadani ka luajtur edhe me Prishtinën dhe Dritën në Kosovë, teksa spikati te Partizani gjatë sezonit 2016-17. Më pas karriera e mesfushorit vijoi te Vejle në Danimarkë dhe MTK Budapest në Hungari, para se në verën e 2022 të kalonte te Aberdeen në Skoci. Ramadani ka luajtur 27 ndeshje me Kombëtaren, duke shënuar edhe një gol.

#Ylber #Ramadani #në #Serie #për #milionë #euro

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button