Aktualitet
Tragjedia në Gramsh me 4 të vdekur, pamje të reja (VIDEO)

Trupat e pajetë të katër pjeëtarëve të familjes Zogu janë gjetur nga kontrollet e polumbarëve të RENEA-s dhe banorëve të fshatit mbrëmë në mesnatë.
Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar. Sipas familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë. Por më pas ata nuk dolën më nga uji.
Menjëherë drejt vendngjarjes u nisë policia, ku buzë liqenit gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu.
#Tragjedia #në #Gramsh #të #vdekur #pamje #të #reja #VIDEO
Lapsi