Aktualitet

Tiranë| Makina bie në humnerë, 1 viktimë dhe 1 i plagosur

Një automjet tip “Range Rover” ka rënë në humnerë në afërsi të fshatit Fortuzaj në Tiranë. Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person që ndodhej në mjet, i cili nuk është identifikuar ende. Sakaq i plagosur ka mbetur dhe personi tjetër në automjet, 33-vjeçari me inicialet D.Ç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën”, njofton policia.

#Tiranë #Makina #bie #në #humnerë #viktimë #dhe #plagosur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button