Tech

Festivali i Kërcimit Belsh mbledh grupe folklorike nga mbarë bota 

94 grupe artistike nga e gjithë bota u bënë pjesë e Edicionit të III-të të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit “Fidaf” i cili përmbylli natën finale në Belsh.

Pas 3 mbrëmjeve në amfiteatrin e Tiranës, këtë herë në qytetin e bukur të Belshit interpretuan grupe ansamblesh si: Escola de Musica Y Danses (Iskola) nga Spanja, shoqata Ress-Egnatia nga Shqipëria, Bana Foucario & Atentio Fior – e Mexicos, ansambli Kecskemet Folk Dance nga Hungaria, Elkelam – GREQIA, Creleandro Moldavia etj

Vallet gërshetuar me një konglomerat ngjyrash të veshjeve popullore përfaqësuese të shteteve të ndryshme spektakël ne rrugët e Belshit.

Për përfaqësuesin e grupit të Ress- Egnatia, Xhim Vila ky festival është një mundësi e mirë për vitalizimin e jetës artistike dhe kulturore dhe shkëmbimin e vlerave më të mira të secilit vend pjesëmarrës.

‘Mendoj se kjo ëhstë një vlerë e shtuar që i bëhet Belshit jo vetëm për këto bukuri natyrore që kemi, por edhe në fushën e Etnografisë. Ju e patë në fillim performoi Belshi, dihet tashmë kjo pasuri e madhe që ka populli jonë.  Shpresoj që ky aktivitet t’i shërbej agjencive turistike për ta përfshirë Belshin në guidat e tyre tursitike sidomos vitin e ardhshëm që do të jetë më i zgjeruar si aktivitet.’- tha Xhim Vila.

“Festivali Folklorik Ndërkombëtar” organizuar nga “Fidaf Albania” përmbylli edicionin e tretë, ku në fund u shpërndanë dhurata për grupet pjesëmarrëse.

 

#Festivali #Kërcimit #Belsh #mbledh #grupe #folklorike #nga #mbarë #bota

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button