Aktualitet

Ngjarja e paprecedentë ku Jozi dhunoi Gjestin, psikologia: Kur dikush prek limitet, forma e reagimit është individuale

Incidenti i ndodhur në prime-n e së shtunës në “BBVA4”, ku Jozi papritmas goditi me shuplakë Gjestin, ka ndezuar rrjetin.

Në një intervistë për Radar.al psikologia e njohur Anxhela Peza thekson faktin se rastet e tilla japin shikime dhe klikime më të larta për mediat sesa transmetimet e bëra në lidhje me kulturën, sportin apo të një fushe tjetër të jetës.

“Në raste të tilla vërehen shikime më të larta sesa për materiale që kanë përmbajtje kulturor apo sportive. Unë do të thoja se mediat kanë një mision të saj për të përçuar te qytetarët kulturë, dije për të përmirësuar cilësinë jetësore dhe të të sjellurit” tha Anxhela Peza.


Psikologia më tej shton se së fundmi janë ngritur shqetësimet se pse dhuna po lobohet kaq shumë në emisionet televizive.

“Personat e famshëm të cilët reklamojnë jetën e tyre dhe atë me çfarë ata merren nuk do të thotë se ata janë persona që dinë të kontrollojnë emocionet e tyre, sjelljen apo debatete ose provokimet që vijnë nga pala tjetër” sqaron psikologia.

“Çdo individ ka kufijtë e tij dhe fakti që ata janë persona të njohur nuk I bën që ata të jenë më të tërhequr” thekson Peza.

E pyetur nëse momente të tilla gjaknxehtësie nxjerrin në pah atë çfarë është realisht apo mbetet një moment i nxitur nga rrethanat, psikologia thotë se nën ndikimin e nervozizmit Jozi bëri një veprim që përfshiu dhunë.

“Dy njerëz, njëri nga Shqipëria dhe njëri Kosova, të cilët kanë patur konfliktet e tyre dhe dikush në një konflikt më të agravuar dhe duke qenë i nervozuar ka bërë një veprim duke përdorurue dhunën nuk ishte momenti I duhur nuk është sjellja e duhur por kur dikush provokon dhe prek limitet e tjetrit forma e reagimit është individuale…Sa kemi ne në kronikat e zeza që shqiptari të vret për një fjalë goje” u shpreh psikologia Anxhela Peza.

#Ngjarja #paprecedentë #Jozi #dhunoi #Gjestin #psikologia #Kur #dikush #prek #limitet #forma #reagimit #është #individuale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button