“Mëkat mbyllja e karrierës pa një debat Rama-Berisha”, Minxhozi: Rama del rregullisht mbi PS si preferencë! Lapaj, i vetmi që kërkon…

Analisti Skënder Minxhozi komentoi zhvillimet e fundit në kuadrin politik në valën e fushatës zgjedhore e cila ka nisur zyrtarisht. Sipas tij, kultura e debatit ka humbur dhe se në vendet europiane dhe në SHBA debati ka ndodhur gjithmonë. Minxhozi u shpreh më tej se dy politikanët më jetëgjatë Berisha dhe Rama ëstë mëkat të mbyllin karrierën politike pa një debat që t’i mbetet arkivës.
“Kultura e debatit ka humbur, kush ka qenë në qeverisje nuk e ka preferuar. Në cdo shtet europian, në SHBA debatin e kanë në thelb, brenda partisë debatohet dhe gjatë fushatës ka disa debate të dakortësuara. Kështu ka ndodhur gjithmonë.
Gjermania si dhe në Kanada që ka zgjedhje. Debati quhet si një rrethanë e shkëlqyer për votuesin që t’i shoh në kontakt të afërt platformat. Ne kemi shumë vite që zgjedhjet i kemi në votime sepse nuk kemi përballje idesh, plaformash. Përballjet në rrjete sociale nuk janë ballafaqime por përpilime listash oferte të njërës palë apo tjetër, debatet nxjerrin plus minuset e krerëve. Dy politikanët më jetëgjatë Berisha dhe Rama është mëkat ta mbyllin karrierën pa një debat që t’i mbetet arkivës”, tha ai.
Minxhozi u ndal edhe tek fakti që sipas tij Rama del si preferencë mbi PS. Ai u shpreh se debatet mund t’i interesojë më tepër debati publik me Ramën jo vetëm për një qeverisje 4 vjecare, por për 3 mandate. Minxhozi u shpreh se kërkon debat, ai që nuk është votuar asnjëherë referuar kandidatit Lapaj.
“Në një fushatë do të maksimalizosh të gjitha asetet dhe rrethanat. Rama del rregullisht një 10 piksh mbi PS si preferencë. Edhe në PD Berisha ka kuota më të larta se partia. Kjo është një e vërtetë historike, por jo e tashme. Ka qenë dikur por nuk është tani. Problemi është se cila palë ka interes dhe nuk po e përdor dhe të shtyjë drejt debateve. Teorikisht është opozita. Qeveria ka tendencë humbje, ndërsa opozita mund të bëj bilancin e 12 viteve dhe mund t’ja numëroj nga fillimi në fund.
Rama e di që nuk do përgjigjet për katër vjet por për 3 mandate. Opozita do të duhet të kishte interesin ta përdorte. Sot koalicioni opozitar ka 24 parti të listuara por ka dy tre sigla përvec PD që kanë një vlerë. Askush ne opozitë nuk e ngacmon idenë e debatit, i vetmi që e kërkon është ai që nuk është votuar asnjëherë Lapaj. “
#Mëkat #mbyllja #karrierës #një #debat #RamaBerisha #Minxhozi #Rama #del #rregullisht #mbi #preferencë #Lapaj #vetmi #që #kërkon
Java News