Do të dëgjohet çdo këngë që motivon lojtarët

Armand Duka ka zhvilluar një intervistë me emisionin “Favorit”, që transmetohet në televizionin “T7”. Kreu i FSHF-së ka sqaruar njëherë e mirë opinionin publik në lidhje me këngën “Mora fjalë” të këgëtares Shkurte Fejza. Duka i ka quajtur idiotësi zërat për një çensurë të këngës në fjalë. Ai thekson se ekipi ynë kombëtar i ka dhënë jehonë këngës “Mora fjalë” dhe nuk qendrojnë akuzat për mosvendosjen e saj në stadium .
“Ne as heqim e as vëmë këngë. Ajo që e ka bërë më shumë popullore atë këngë ka qenë Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe meqë ne e bëmë kaq shumë popullore, ne ishim ata që e çensuruam. Këto janë idiotësi, që nuk e di se kush i shpik dhe nuk e di se kujt i interesojnë. Si kjo idiotësi ka edhe idiotësi të tjera. Nuk e di se kujt i intereson që duhet të themi Kosova dhe Shqipëria, që duhet të themi Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Kosovare e Futbollit. Nuk e di se kujt i intereson që duhet të na fusi të tilla spica, që hoqëm këngën apo vumë këngën.
Ne e kemi promovuar atë këngë, ne e kemi bërë që te jetë hit për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërie. Kështu që edhe këtë nuk keni pse të na e ktheni negative. Le t’i shohim gjërat pozitivisht. Keni dëgjuar dhe do të dëgjoni çdo lloj kënge që motivon futbollistët dhe që është e dashur për spektatorët”, ka thënë Armand Duka./Sport Ekspres/
#të #dëgjohet #çdo #këngë #që #motivon #lojtarët
SportExpress