Aktualitet

Nënë e bir humbën rrugën duke eksploruar “Shpellën e Pëllumbasit”, policia shpëton 2 turistët gjermanë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërhyrë për gjetjen dhe vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turist gjerman(nënë e bir) kishin humbur rrugën, gjatë eksplorimit në natyrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, menjeherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë.

Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetsore.


Turistët gjerman kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të turistëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

#Nënë #bir #humbën #rrugën #duke #eksploruar #Shpellën #Pëllumbasit #policia #shpëton #turistët #gjermanë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button