Aktualitet

Trafik armësh dhe municionesh, pranga dy të rinjve në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka goditur një tjetër rast i trafikimit të armëve të zjarrit, duke vënë në pranga dy të rinj nga Fieri. Sipas Policisë gjatë kontrollit 21-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë. Ndërsa 24-vjeçari u arrestua për moskallëzim krimi.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar”Suspend 1”.


Goditet një tjetër rast i trafikimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga 21-vjeçari.

Në pranga dhe një 24-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 21-vjeçarin.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend 1”.

Si rezultat e të cilit arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

#Trafik #armësh #dhe #municionesh #pranga #të #rinjve #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button