Aktualitet
Delegacioni i OSBE/ODHIR vizitë në SPAK pak orë para çeljes së fushatës elektorale

Përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, janë ndalur këtë të premte në ambientet e SPAK.
Kjo vizitë në SPAK vjen pak orë para çeljes së fushatës zgjedhore dhe pas takimeve të mëhershme gjatë kësaj jave në institucione të rëndësishme në vend, si Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ.
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR në Shqipëri kryesohet nga ambasadori Lamberto Zannier.
#Delegacioni #OSBEODHIR #vizitë #në #SPAK #pak #orë #para #çeljes #së #fushatës #elektorale
Java News