A do t’i arrijë PS 80 mandate? Rama në prag të çeljes së fushatës: Rezultatin do ta shkruaj në Kuç!

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.
Pjesë nga intervista:
Sa i arritshëm është objektivi i Partisë Socialiste për të fituar 80 mandate në këto zgjedhje?
Nuk e di kush ju a ka thënë këtë objektiv. Objektivat tanë janë objektiva që lidhen sa me dëshirën, aq me leximin shkencor të realitetit elektoral. Ju e dini shumë mirë, ne bëjmë anketime të vazhdueshme. Kemi një instrument shumë të konsoliduar të anketimeve të brendshme që e bëjmë çdo muaj për arsyet që ne kemi, për të lexuar dhe kuptuar sa më mirë njerëzit.
Nga ana tjetër kemi një makineri gjithmonë e më të sofistikuar të PS në aspektin elektoral, që mbledh të dhëna në terren dhe mbi të gjitha këto, ne ndërtojmë dhe objektivat që nuk janë thjeshtë dëshira, por janë të bazuara në realitetin e fakteve dhe besoj që në pikën e Kuçit do e shkruaj se cili do të jetë rezultati edhe kësaj radhe dhe besoj që do dalë.
#arrijë #mandate #Rama #në #prag #të #çeljes #së #fushatës #Rezultatin #shkruaj #në #Kuç
Java News