Aktualitet
Fushata e Partisë Demokratike, Berisha: Nesër të gjitha surprizat…

Surprizë mbetet fushata e Partisë Demokratike. Kreu i saj Sali Berisha u rezervua edhe sot të tregojë detaje se çfarë do të ndodhë nesër.
“Fushata surprizë. Problemi është se çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet tjetër dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë qindra mijëra herë vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift. Të gjitha surprizat janë nesër”, tha Berisha.
Kryedemokrati u pyet edhe për një parashikim për rezultatin e 11 Majit. Berisha u përgjigj se nuk është profet.
Berisha u ndal edhe te zhvillimet në Parlamentin Europian ku tha se komuniteti ndërkombëtar është i vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira.
#Fushata #Partisë #Demokratike #Berisha #Nesër #të #gjitha #surprizat
Java News