Berisha ankohet për TikTok-un në KE: Rama na e mbylli! Ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me grupin konservator në Këshillin e Europës, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për censurë të internetit dhe kontroll të mediave në Shqipëri.
Sipas Berishës, mbi 80% e mediave në vend janë nën kontrollin e qeverisë, duke kufizuar ndjeshëm lirinë e fjalës dhe informacionit.
Ndër të tjera Berisha tha se Rama ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të kufizuar lirinë e shprehjes online, përfshirë bllokimin e rrjetit social TikTok.c
“Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm.
Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.
Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin.
Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit.”, ka deklaruar ai.
#Berisha #ankohet #për #TikTokun #në #Rama #mbylli #instaluar #pajisje #DPI #për #të #kontrolluar #internetin
Java News