Life Style

VIDEOLAJM/ Futbollisti vret veten pas dhunimit barbar ndaj arbitrit në fushë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një ligë amatore futbolli në Argjentinë, ku një futbollist 24-vjeçar, Williams Alexander Tapon (24 vjeç), ka kryer vetëvrasje pasi u përfshi më herët në një skenë aspak fair-play, pasi dhunoi brutalisht gjyqtarin në ndeshjen ku ishte në fushë.

Në pamjet e shpërndara nga mediat vendase duket Tapon duke plagosur rëndë arbitrin. Kur shoku i tij i skuadrës mori kartonin e kuq, Tapon fillimisht filloi ta godiste gjyqtarin me grushte dhe më pas e goditi me shkelm në kokë.

Gjyqtari ka përfunduar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Avokati i tij ka ngritur padi kundër futbollistit për tentativë vrasje.

Rasti trazoi Argjentinën, me futbollistin e ri që u gjend në qendër të kritikave dhe i gjithë publiku u kthye kundër tij. Që nga ish-futbollistë e deri te trajnerët, të gjithë i bënë presion lojtarit të ri për t’u dënuar rëndë.

Mesa duket, futbollisti i ri nuk e ka duruar dot presionin dhe ka qëlluar veten në stacionin e trenit në qytetin Aveljaned. Për ta bërë ditën edhe më të trishtë, Williams Tapon i dërgoi familjes së tij një mesazh audio lamtumire.

Për këtë publiku u njoftua nga njëra prej motrave të tij, e cila iu bashkua një programi televiziv dhe e lëshoi mesazhin e tij të lamtumirës nga telefoni.

/f.stafa

#VIDEOLAJM #Futbollisti #vret #veten #pas #dhunimit #barbar #ndaj #arbitrit #në #fushë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button