“Është Non Grata, SHBA-së nuk i leverdis ta ketë në pushtet”, Ngjela: Berisha zbaton agjendën greke!

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar për Report Tv premtimet e Berishës lidhur me tarifat doganore. Sipas Ngjelës, Berisha gënjen kur thotë se do të ndikojë në heqjen e tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Berisha, sipas Ngjelës, është Non Grata dhe SHBA-ve nuk u leverdis që të ketë në Shqipëri një politikan nga i cili është distancuar.
“Gënjen se s’ka vota. Nëse vjen me kryengritje, po. Por erdhi njëherë me kryengritje, por e morën amerikanët dhe i thanë: ‘Largohu për 20 minuta se vijmë ne’. Se e bëri një revolucion ai atëherë. I leverdis Amerikës të ketë në Shqipëri një Non Grata? Na ka aleatin kryesor, mos e harroni këtë.”-tha Ngjela.
Përveç të tjerash, Ngjela komentoi edhe qasjen e opozitës me Greqinë. Sipas tij, Berisha ka një qasje të hershme kundër forcimit të ‘shqiptarizmit’ në rajon, duke theksuar bashkëpunimet e ish-kryeministrit me Beogradin. Përtej kësaj, Ngjela thotë se këto janë përpjekje që nuk e nxjerrin askund Berishën, sipas tij, sepse ai është i shpallur Non Grata nga SHBA dhe nuk ka asnjë kredo për të marrë pushtetin.
“Ata ende nuk kanë nxjerrë një shtet të fuqishëm në kuptimin juridik; duhet ta nxjerrin brenda aleancës me SHBA. Ishte defekt politik, moshë e re në politikë, mbase ka marrë një pushtet të papritur. Thotë ‘Sono io’. Balancën aty e ka mbajtur Vjosa Osmani. Duhet të krijohet një raport me qeverinë, jo me Kosovën si vend, sepse Kosovën e kanë në mbrojtje ata. Nuk heq dot nga disa pikëpamje që dalin fallco në histori. Një nga këta është dhe Kurti. Nuk kanë faj kosovarët, personalitetet e Kosovës që hyjnë në luftën e tyre për liri, sepse disa prej tyre kanë qenë me komunizmin. Por kjo nuk ka qenë problem, sepse Enver Hoxha ka qenë nacionalist për ata, kurse për ne ishte komunist dhe diktator. Megjithatë, duhet të kuptojmë se kaq pak kohë që ka pavarësi Kosova, defekte të tilla do të ndodhin dhe është normale. Nuk është UÇK zhvillimi, është niveli që vjen nga banka dhe nga një parlament me ide.”-tha Ngjela.
#Është #Grata #SHBAsë #nuk #leverdis #ketë #në #pushtet #Ngjela #Berisha #zbaton #agjendën #greke
Java News