Aktualitet

Garë e pabarabartë në zgjedhje me Ilir Metën në burg? Ja si përgjigjet kreu i misionit të OSBE në Tiranë

Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka zhvilluar një takim për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, por edhe me zyrtarë të tjerë të kësaj force politike.

Diplomati u pyet nëse mbajtja në burg e Ilir Metës e bën garën e 11 majit të pabarabartë, por ai nuk preferoi të japë një opinion.

Zannier theksoi ndër të tjera se mbështesin institucionet e vendit dhe shtetin e së drejtës.

“Nuk mund të jap një opinion lidhur me këtë çështje, ne sapo kemi ardhur në Shqipëri. Ne qëndrojmë pas vendimeve të institucioneve të vendit, qëndrojmë pas shtetit të së drejtës dhe pas aplikimit të ligjit jo të politizuar”, tha Zannier.

Nga ana e tij, Tedi Blushi denoncoi qeverinë për cenimin e fushatës dhe zgjedhjeve, duke kërkuar nga OSBE-ODIHR zgjedhje të ndershme, të lira dhe të drejta.

“Ishte kënaqësi të prisnim ambasadorin Zannier, për t’u informuar lidhur me problematikat në këtë fushatë elektorale, përdorimin e administratës dhe aseteve të saj nga Rama nw funksion të zgjedhjeve. E informuam për izolimin pa fakte të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pa gjyq dhe në mënyrë të kundërligjshme e në shkelje të Kushtetutës. Ai është kryetar i forcës së dytë të madhe të opozitës dhe i treti i politikës prej vitesh, por arrestimi dhe burgosja e tij është bërë për zgjedhjet e 11 majit. Pasi ai pothuajse e ka të pamundur të komunikojë me votuesit dhe të bëjë fushatë, pasi i është mohuar edhe e drejta për t’u takuar me drejtuesit dhe deputetët e PL-së për ta vizituar në institucionin e paraburgimit. Informuam dhe kërkuam zgjedhje të ndershme dhe të drejta, dorëzuam edhe filmime se si po veprojnë patronazhistët për të cenuar fushatën. Jam i bindur se koalicioni ynë do arrijë fitore madhështore më 11 maj dhe programi ynë do votohet masivisht”, tha Blushi.

#Garë #pabarabartë #në #zgjedhje #Ilir #Metën #në #burg #përgjigjet #kreu #misionit #të #OSBE #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button