Sport

Nga Everton-Arsenal ikën direkt për të parë boksierin shqiptar, Armando Broja tregon krenari

Shumë herë është diskutuar në të kaluarën dhe shpesherë në televizione ka pasur polemika sesa e ndien Armando Broja fanellën e Shqipërisë. Kjo pasi edhe në të kaluarën kur ne nuk kishim lojtar që shkonin kaq larg në klube, e dinim se lojtarët që luajnë në ekipe të mëdha, e kursejnë veten e tyre në ndeshjet e Kombëtares pasi atje paguhen më shumë dhe kanë gjithë karrierën.

Por ky nuk është rasti i Armando Brojës, kartoni i së cilit zotërohen nga Chelsea dhe është pjesë e Everton në huazim. Këtë sulmuesi shqiptar e dëshmoi edhe në ndeshjet e marsit për Shqipërinë atje ku pavarësisht dëmtimeve të shpeshta dhe që rrezikonte seriozisht karrierën, sërish u grumbullua në Kombëtare për të dhënë kontributin e tij kundër Anglisë dhe Andorrës. Dhe në fakt nuk ishte një kontribut i vogël, Broja ishte e vetmja shenjë pozitive ndaj Anglisë dhe njeriu që mbylli ndeshjen me Andorrën, bashkë me Rei Manajn.

Ndërkohë për të kuptuar sesa e ndien origjinën e tij Armando Broja, mjafton të përmendim se çfarë ndodhi dje. Sulmuesi shqiptar mori më shumë minuta nga zakonisht te Evertoni, teksa hyri thuajse për 30 minuta në përballjen kundër Arsenalit, atje ku Evertoni barazoi 1-1. Menjëherë pas asaj ndeshje të zhvilluar, Armando Broja u nis në Mançester për të mbështetur boksierin shqiptar, Jurgen Uldedaj.

?
Ky është boksieri shqiptar më i suksseshëm i rankuar në katër federatat kryesore të boksit profesionist, IBF, ËBA, ËBO dhe ËBC. Jurgen Uldedaj kishte një ndeshje me një boksier nga Kili, Gerardo Mellado. Për fatin e mirë, Uldedaj fitoi këtë duel falë vendimit unanim të gjyqtarëve që vendosën në favor të shqiptarit, pasi të dy boksierët qëndruan në këmbë për 10 raunde, pa u mbyllur ndeshja ne Knock-Out.

Kjo përballje u zhvillua në Co op Live Arena në Mancester, arena më e madhe në Angli me kapacitet 24 000 vënde, ndërsa kiliani Mellado kishte 12 fitore dhe 3 humbje. Pas kësaj fitore, Uldedaj i hapet rruga për të tentuar ndeshjen që do t’i jap titullit të madh botëror në peshë Cruiserëeight.

Kështu Armando Broja i ka dhënë edhe fat boksierit shqiptar, që nuk i ka zhgënjyer shqiptarët për të marrë një fitore të madhe dhe me shumë peshë. Deri para këtij takimi, Uldedaj numëronte 20 ndeshje nga të cilat kishte marrë 19 fitore dhe vetëm 1 humbje, edhe ajo me vendimin e gjyqtarëve dhe jo me Knock Out. /Sport Ekspres/

#Nga #EvertonArsenal #ikën #direkt #për #të #parë #boksierin #shqiptar #Armando #Broja #tregon #krenari
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button