Aktualitet

Tabaku takim me familjet tiranase: Më 11 maj votoni për një familje më të fortë dhe një ekonomi më të mirë!

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane në Kuvendin e Shqipërisë, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim të ngrohtë me dhjetëra familje tiranase, ku ndau shqetësimet, shpresat dhe angazhimin për një Shqipëri më të drejtë dhe më të begatë.

Në një atmosferë plot sinqeritet dhe respekt, Tabaku u ndal tek vështirësitë ekonomike që po përjetojnë familjet shqiptare, por edhe tek vlerat që sipas saj, duhet të rikthehen në qendër të politikës.

“Në çdo fytyrë pashë dashurinë për familjen, shqetësimin për ekonominë dhe dëshirën për një Shqipëri më të drejtë. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë të rikthejmë vëmendjen tek familja tradicionale, tek vlerat që na kanë mbajtur si komb, tek fisnikëria dhe ndershmëria shqiptare”, tha ajo.

Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, Tabaku u shpreh se ato janë një moment vendimtar për të zgjedhur një rrugë të re për Shqipërinë: “Votohet për një ekonomi më të mirë, për një familje më të fortë dhe për një demokraci që sot është në rrezik të plotë!”.

“Voto Partinë Demokratike për një Shqipëri Madhështore! Voto Jorida Tabaku për familjen shqiptare! Për traditën, për ekonominë, për të ardhmen!”, ishte mesazhi përmbyllës i Tabakut drejtuar qytetarëve.

#Tabaku #takim #familjet #tiranase #Më #maj #votoni #për #një #familje #më #të #fortë #dhe #një #ekonomi #më #të #mirë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button