Aktualitet

Kanosnin të miturën për publikimin e fotove kundrejt parave, arrestohen tre të rinj në Kamëz

Tre të rinj janë arrestuar nga policia pasi i kërkonin para një 15-vjeçareje duke e kërcënuar se do t’i publikonin një foto personale nëse ajo nuk paguante.

Blutë njoftojnë tre të arrestuarit janë Orgito Nika, 19-vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, ndërsa u janë sekuestruar dhe 3 celularët personalë.

Sipas policisë, 15-vjeçarja, e frikësuar se mos fotoja e saj do të publikohej nga tre të rinjtë, u ka dhënë atyre

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. N., 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”, të 3 banues në Kamëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#Kanosnin #të #miturën #për #publikimin #fotove #kundrejt #parave #arrestohen #tre #të #rinj #në #Kamëz
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button