Aktualitet
Llalla tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë, mbetet në fuqi dënimi me dy vite burg

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla eshte terhequr nga rekursi në gjykatën e lartë, mbetet automatikisht në fuqi dënimi i tij me 2 vite burg.
Llalla dhe avokatët e tij kishin kundërshtuar vendimin e apelit të GJKKO që la në fuqi shpalljen e tij fajtor për mosdeklarim e fshehje pasurie në disa raste.
Llallës i janë konsifkuar disa pasuri, ndër to një apartament në Durrës dhe sipërfaqe toke në periferi të Tiranës.
Ish-kryeprokurori ështe strehuar në Itali, ku i është bllokuar pasaporta ndërsa më herët gjykata e lartë i refuzoi edhe kërkesën për pezullim të dënimit me burg për shkak të sëmundjes që vuan ish-zyrtari i lartë.
#Llalla #tërhiqet #nga #rekursi #në #Gjykatën #Lartë #mbetet #në #fuqi #dënimi #vite #burg
Java News