Aktualitet

Nxirrte gurë pa leje në një gurore në Dropull, vihet në pranga pronari i firmës

Thoma Pirali, pronar i firmës së një guroreje, është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi nxirrte gurë pa leje në fshatin Jergucat të Dropullit.

Po ashtu është sekuestruar mjeti tip skrep me të cilin kryhej nxjerrja pa leje e gurëve. Kanë qenë banorët e fshatit që kanë denoncuar në policinë e Gjirokastrës dhe menjëherë policia ka verifikuar rastin duke bllokuar mjetin e punës dhe vënë në pranga autorin. Thoma Pirali zotëron një gurore në fshatin Frashtan të Dropullit të Poshtëm.


#Nxirrte #gurë #leje #në #një #gurore #në #Dropull #vihet #në #pranga #pronari #firmës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button