Aktualitet

16% e energjisë prodhohet nga dielli, raporti i ERE: U ulën faturat e konsumit…

Energjia e prodhuar nga impiantet diellore ka regjistruar një rekord historik gjatë vitit të kaluar.

Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se në 2024 në total nga këto burime u gjeneruan 489 367 MWh. Kjo shifër zë rreth 16% ndaj totalit të prodhimit, ku pjesën kryesore e zënë hidrocentralet.

Rritja e kapacitetit gjenerues nga këto impiante kontribuon në diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Kapaciteti i instaluar i impianteve fotovoltaike për vitin 2024 arrin në 449 MW.

ERE bën me dije se përgjatë vitit që lamë pas 887 klientë janë pajisur me statusin e vetëprodhuesit, me një rritje prej 21.67% krahasuar me vitin 2023, të numrit të konsumatorëve të cilët kanë zgjedhur të investojnë në burime të rinovueshme për të prodhuar energjinë e nevojshme për përdorim personal dhe uljen e kostove të faturës së konsumit mujor të energjisë.

Ndërkaq, prodhimi total neto vendas i energjisë elektrike i realizuar për vitin 2024 është 7,836,625 (7.8 mln) MW, ndonëse ishte një vit relativisht i thatë, me prurje nën mesataren 30-vjeçare.

#energjisë #prodhohet #nga #dielli #raporti #ERE #ulën #faturat #konsumit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button